16:49 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bulliqi uron për Vitin e Ri, shpreson të lihen anash inatet politike

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryesuesi i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbatjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka uruar të gjithë me rastin e festës së Vitit të Ri.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka ftuar gjithë kolegët e tij t’I lënë inatet dhe egot mënjanë dhe kështu të gjejnë edhe frymën e bashkëpunimit mes vete, në mënyrë që të bëhet viti që po vjen më frytdhënës se ky që po e lëmë pas, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Me rastin e festës së Vitit të Ri , më lejoni që t’ju uroj çdo të mirë për vitin 2018, duke shpresuar kështu që në vitin që po hyjmë do të ndërgjegjësohemi më shumë, do t’i lëmë mënjanë egot tona dhe kështu të gjejmë frymën e bashkëpunimit mes vete për ta bërë këtë vit më të mirë e më frytdhënës se vitin që shkoi.

Uroj që ky Vit i Ri të sjellë shpresa dhe aspirata të reja, e së bashku me këto edhe zellin, guximin dhe angazhimin tuaj për t’i arritur!

Gëzuar!

Me Respekt

Sh.B.