12:37 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bundesliga në festën e Krishtlindjeve, ja çfarë po bën Mergim Mavraj

Bundesliga gjermane është në pushim këto ditë për shkak të krishtlindjeve, shkruan indeksonline.

Derisa futbollistët anembanë botës po festojnë, Mergim Mavraj ka shfrytëzuar këtë pushim për të vizituar Mekkan.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Hamburgut ka postuar disa fotografi gjatë qëndrimit të tij në vendin saudit.

“Vizita e Qabes e ben njeriun te perjetoje momente relaksi e qetesie si argument edhe mrekulli qe e ben kete vend shenje prej shenjave te Zotit edhe argument i qarte i vertetesise se Islamit. Faleminderit Zot qe ma mundesove; Faleminderit prinder qe dashurine per Zotin te une mbollet.  Allahu jua mundesofte te gjitheve. Amin. Mekkah 2017”, ka shkruar Mavraj në Facebook. /IndeksOnline/