18:26 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Parlamenti gjerman voton kundër limitit të shpejtësisë në “autobana”

Për entuziastët e automjete, “autobani” është njëra nga gjërat që duhet të vizitohet në Kontinentin e Vjetër. Nuk është se sa e madhe është rruga, apo sa të bukura janë skenarët kur përshkoni autostradën – pika kryesore e kësaj janë shpejtësia e pakufizuar në Gjermani.

Sidoqoftë, një parti politike në Gjermani, të Gjelbrit, propozuan të hiqeshin pjesët e pakufizuara në autostrada, sipas një raporti të DW. Partia, e cila përqendrohet në qëndrueshmërinë ekologjike, ekonomike dhe sociale, tha se vendosja e një kufiri të shpejtësisë në autostradat gjermane do të ulë kostot për shoferët, plus ulë ndotjen e zhurmës dhe emetimet e klimës, shkruan IndeksOnline.

Vlen të theksohet, të Gjelbrit donin të vendosnin një kufi shpejtësie prej 130 kilometra në orë – jo vetëm në “autoban”, por edhe për pjesën tjetër të rrugëve gjermane gjithashtu.

Sidoqoftë, parlamenti i Gjermanisë, Bundestagu, votoi kundër propozimit të përmendur. 498 votuan kundër, dhe një pjesë e madhe abstenuan nga 631 gjithsej.

Në raportin e DW (Deutsche Welle), duket se vetë qeveria e Gjermanisë është kundër vendosjes së kufijve të shpejtësisë në shumicën e autostradave gjermane. Në janar, qeveria federale thuhet se ka shpërfillur kufijtë e shpejtësisë, si një mënyrë për të zvogëluar emetimet. Edhe vetë Ministria e Mjedisit e Gjermanisë tha se përdorimi i një kufiri të shpejtësisë nuk do të ndikonte në zvogëlimin e emetimeve të karbonit.