23:18 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Bunjaku: “Kosovës do t’i mungojnë dy liderë, Berisha dhe Kryeziu”

Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka theksuar që Valon Berisha është mungesë e madhe e Kosovës për ndeshjen me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Ai poashtu ka deklaruar se ka informacione që edhe Hekuran Kryeziu është në dyshim për të luajtur.

“Dy lojtarë të rëndësishëm, jo vetëm për nga aspekti profesional por edhe nga lidershipi. Më kujtohet rasti i Valonit, kur ka ardhë ka qenë 23 vjeçar ishte një prej lojtarëve më të vjetër që e kemi pas.

Valoni ka kalu një periudhë mjaft të vështirë. Edhe Hekurani e ka një lëndim dhe sipas informacioneve që kam, ende është në dyshim. Ndoshta me Bullgarinë mund të vijë” deklaroi Bunjaku në Dueli Sportiv.