17:57 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Burnley merr një pikë të “artë” ndaj Manchester Unitedit, ende shpreson për mbijetesë

Skuadra e Manchester Unitedit ka barazuar 1:1 ndaj Burnleyt në ndeshjen e javës së 35-të në Premier League.

Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga sulmuesi brazilian, Antony, shkruan Indeksonline

Por, skuadra mysafire shënoi nga pika e bardhë e penalltisë me anë të lojtarit zvicran, Amdouni.

Me këtë barazim, skuadra ku luan kosovar, Aro Muric ende shpreson të mbijetojë këtë sezon në Premire League.

Burnley është në pozitën e 19-të me 24 pikë, dy pikë më shumë ka vendi i 17-të, Nottingham (26).

Kurse Manchester Unitedit mbetët në pozitën e 6-të me 55 pikë./Indeksonline/