15:40 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Burri 78 vjeçar hidhet në lumë për ta nxjerrë gruan që po bënte vetëvrasje

Një burrë i moshuar ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një jetë tjetër. 78 vjeçari është hedhur në një lumë të thellë pasi që kishte parë hedhjen e një gruaje tjetër e cila po bënte vetëvrasje.

Burri arriti që të futet në lumë për ta nxjerrë në breg gruan që kishte vendosur të vetëvritet.

Duke e mbajtur të shtrënguar për pak minuta, kinezi kërkoi ndihmën e disa kalimtarëve të cilët asistuan në nxjerrjen e saj në breg. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dazhous në Kinë./Indeksonline/

Temat: