23:02 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Burri s`do të ndahet nga 25 vjeçarja, por të gjithë i thonë se ajo e shfrytëzon!

Rrëfimi:

Kam tri vite bashkë me të dashurën time por e di që nuk jam tip i saj. Dua të vazhdoj përpara me jetën time, por e dua shumë sa ta lë atë.

Ajo është 25 vjeçe, kurse unë 33. E kam dashur shumë që nga momenti kur jemi takuar.

Por, dikush më tha se ajo po më përdorë mua që ta harrojë ish të dashurin e vet, transmeton Indeksonline. Nuk e besova deri sa e kuptova se ka fjetur me të gjatë kohës sa ka qenë me mua.

E fala dhe e lashë të shkojë përpara. Tani ne nuk bëjmë seks dhe nuk dalim asnjëherë sikur çift.

Ajo as nuk më tregon nëpër çka ka kaluar apo me kë ka shkuar. Jam i lënduar shumë po nuk mund të ndahem.

Përgjigja e psikologes:

Duket sikur kjo vajzë të ka shfrytëzuar ty që nga fillimi, transmeton Indeksonline. Pse ke ndenjur me të për kaq shumë kohë anipse e ke ditur se ajo po bën fare pak për ty?

Po hamendësoj se ju keni pasur pak dashuri në jetën tuaj para se të lidheshit me të.

Duhet të besoni se jeni një burrë i dashur i cili meriton shumë më mirë./Indeksonline/