08:52 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Burri vret gruan derisa ishte duke e ushqyer foshnjën, arsyeja tronditëse

Një burrë meksikan vrau gruan e tij derisa ajo po ushqente gji foshnjën nëntë muajsh pasi po i merret shumë kohë për tu përgatitur për një natë jashtë qytetit.

Gabriel Hernandez Reyes, 26 vjeç, shkrepi dy plumba në Hortencia Balcanzar, 26 vjeç, nënën e katër fëmijëve të tij, në fermën e prindërve të saj në Veracruz më 19 korrik, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Në disa intervista, fqinjët kujtuan ngacmimin që viktima kishte përjetuar gjatë viteve.

Për më tepër, ata që ishin afër Balcanzar-it detajonin se si Hernandez Reyes e rrihte me kabllo dhe do të përdorte një armë dore për ta kërcënuar atë.

Historia tronditi bashkësinë e ngushtë të fshatrave në Minatitlan, Veracruz.

Hortencia Balcanzar u rrëzua në dysheme së bashku me fëmijën pasi u qëllua.

Fëmija nëntë muajsh dhe vëllai i tij katërvjeçar nuk u lënduan nga kjo vrasje e tmerrshme./Indeksonline/

Temat: