20:31 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Butrinti falënderon fansat: Uroj që të kaloni verë të paharruar nën tingujt e Aleas

Butrint Imeri po gëzon sukseset e dy këngëve të tij më të fundit ‘Ma charie’ dhe ‘Alea’.

E për projektin më të fundit muzikor të quajtur Alea ai ka falënderuar për mbështetjen duke uruar një verë të paharruar nën tingujt e kësaj këngë, transmeton Indeksonline.

“Faleminderit shume per krejt urimet qe mi keni bo edhe mbeshtetjen ne projektin ma te ri, shpresoje qe ju ka pelqy edhe keni me e kalu nje vere te paharruar nen tingujt e #Alea edhe krejt kangve tjera qe u japin energji pozitive edhe ju bojn me i harru senet e kqija. Zoti ju rujt”, ka shkruar ai përkrah fotografisë së postuar në rrjetin social ‘Instagram’.

Butrint Imeri këngën e fundit e ka realizuar në një vend jashtë Kosovë, ku përvec ritmit, të mahnisin edhe pamjet e mrekullueshme.

Si gjithmonë, edhe ky do të jetë një hit i radhës së kësaj vere të nxehtë./Indeksonline/

Temat: