15:43 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Buxheti i ushtrisë së Serbisë në nivel vjetor është 1 miliardë dinarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot rreth ushtrisë.

Madje ky i fundit ka thënë  se ushtria serbe në kohët e fundit, ka investuar një shumë më të lartë se 650 milionë dinarë, dhe se buxheti për ushtrinë në nivel vjetor është rreth një miliardë dinarë apo më shumë, duke u përdorur kryesisht për modernizimin e ushtrisë, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Vuçiq ka deklaruar se në fillim të vitit ë ardhshëm Serbia do të ketë ushtrinë më të fortë në rajon.

“48 vjet nuk kemi ndryshuar asgjë në këtë dhe kjo është një gjë e madhe në këmbim të shtetit. Sot ju mund të shihni fazën e parë të akomodimit e cila është në nivele shumë më të larta”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/