19:15 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bylbyl Sokoli reagon pas fitores së thellë, 5-1 ndaj Ferizajt

Llapi i Bylbyl Sokolit ”demoloi” Ferizajn sot në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Podujeva arriti sot fitore me rezultat të thellë, 5-1 ndaj Ferizajt.

Dhe pas ndeshjes, ka reaguar trajneri i Llapit, Sokoli, teksa ka dhënë edhe disa kritika opër lojtarët e tij, transmeton IndeksOnline.

”“Jam i kënaqur me rezultat. Por, duhet të bëjmë më shumë në fazën e mbrojtjes. Mbrojtja duhet me qenë në nivel të disiplinës, pasi përkundër rezultatit bindës, loja jonë ende nuk është bindëse”.

”Ne sot fituam në saje të individëve të fuqishëm dhe ideja jonë është të fitojmë në bazë të lojës kolektive”.

“Nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi kemi shumë punë. Tandemi Zhdrella – Januzaj po funksionin shumë mirë dhe unë besoj se ata munden edhe më shumë”, tha Sokoli për SS./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people and outdoor