21:16 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Caktohen gjyqtarët e javës së parë në BKT Superligën e Kosovës

Të shtunen me 13 gusht do të filloj sezoni i ri i BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet e parapara për ditën e nesërme janë Dukagjini-Prishtina, Gjilani-Ferizaji dhe Trepça 89-Drita, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa të dielen luhet ndeshja mes Drenicës dhe Llapit, kurse ndeshja Malisheva-Ballkani është shtyer pasi skuadra nga suhareka po merr pjes në garat evropiane.

Një dit para fillimit të kampionatit, FFK-ja ka publikuar edhe gjyqtarët e javës së parë në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshjen Dukagjini-Prishtina, do ta drejtor Mervan Bejtullahu.

Gjilani-Ferizaji do të drejtohet nga Alban Shala, ndërsa Visar kastrati do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Trepça 89-Drita.

Ndeshja e cila do të luhet të dielen mes Drenicës dhe Llapit, do të gjykohet nga Genc Nuza./IndeksOnline/

Më poshtë e gjeni tabelen e plotë me emrat e gjyqtarëve: