11:12 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Caktohet plani urbanistik për ”Vincente Calderon” – shtëpinë e vjetër të Atleticos

Tashmë janë caktuar planet për ta prishur stadiumin e vjetër të Atletico Madridit, ”Vincente Calderon” në dhjetor, shkruajnë mediat.

Diario AS shkruan se tribunat e vjetra dhe pjesa e tjetër do të shkatërrohet në fund të vitit dhe se operacioni ka filluar tashmë në pjesët tjera të stadiumit.

Në korrik, Cadena Cope raportuan se kosto totale e këtij projekti do të kushtojë 42.2 milionë euro dhe se do të zgjasë 2 vite e 10 muaj, transmeton IndeksOnline.

Pjesa ku stadiumi është ndërtuar do të plotësohet me shtëpi dhe me hapësira të gjelbërta.

”Vincente Calderon” ishte shtëpia e Atletico Madridit për 51 sezone që nga vitit 1966 deri në vitin 2017.

Tani, klubi madrilen ka stadiumin e ri, ”Wanda Metropolitano”, në të cilin u vendosën sezonin e kaluar./IndeksOnline/

Image result for wanda metropolitano