16:19 / E Premte, 13 Maj 2022 / A. M.

Caktohet seanca e radhës në Speciale ndaj Thaçit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së

Është caktuar konferenca e radhës statusore në rastin e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet me 20 maj.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të lëshuar nga Zyra e Dhomave të Specializuara.

Në mesin e temave që pritet të diskutohen do të jenë edhe çështja e materialeve, përgatitjet për gjykim, hetimet e prokurorisë dhe mbrojtjes.

Kjo konferencë, vjen pak ditë pasi krerët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat e reja të Prokurorisë.