17:08 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Calavera: Qeveria nuk duhet ta rrezikojë stabilitetin ekonomik dhe të ardhmen e saj

Në Kosovë po qëndron për vizitë një delegacion nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Genevova Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, me qëllim të përgatitjes së Programit për Reforma në Ekonomi 2019-2021.

Për këtë është mbajtur një takim ndërmjet ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian.

Pas këtij takimi të mbyllur për medie është mbajtur takimi i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi, ku me këtë rast ministri Bedri Hamza ka thënë se me këto reforma parashihet sektori i energjisë, shtimi i punësimit dhe zbatimi sa më efikas i buxhetit për veteranët e luftës, ku me këtë rast ai bëri apel tek të gjitha institucionet për zbatim sa më efikas të kësaj mase.

Po ashtu edhe reformat në luftimin e ekonomisë jo formale duhet të ndërmerren sikur për sigurimet shëndetësore, e deri tek sektori I bujqësisë.

 

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, tha se me këto reforma në ekonomi, fokusi kryesor është që të bëhet Kosova më konkurruese, ku për këtë kërkohet angazhim në disa fusha siç është energjia, informaliteti dhe arsimi. Ndërkaq, Kosova deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm duhet ta dërgoj Programin për Reforma Ekonomike që është kryesisht përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës.

Calavera ka mbajtur edhe një takim me donatorë pa praninë e mediave.

Temat: