09:30 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / AR

Cardi B do t’i nënshtrohet një operimi

Cardi B është gati për t’iu nënshtruar një operacioni. Këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.

29 vjeçarja zbuloi se po i nënshtrohet një operimi të ri pasi të njëjtin e kishte bërë në vitin 2019, transmeton Indeksonline.

Barku im është kështu që një kohë. Nuk është keq, por nuk më pëlqen shtesa që më është krijuar. Jam më e rënduar se më parë dhe nuk ndihem mirë për këtë, prandaj dua ta heq qafe”, tha ajo.

Sa i përket anës profesionale, reperja është duke punuar edhe për albumin e dytë i cili pritet të lansohet në vjeshtë./Indeksonline/