17:43 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

CARL, roboti që mbush vetë veturat

Veturat elektrike më së miri është të mbushen derisa jeni në punë apo derisa flini, por jo gjithmonë u jepet kjo mundësi.

Për këtë, është shpikur roboti CARL, i cili mbush bateritë e veturave elektrike, shkruan Green Car Reports.

Kompania kineze Aiways qëndron pas këtij projekti me robotë dhe ata mund të ftohen për kryerje të shërbimeve përmes një aplikacioni.

Për më pak se një orë, mund të mbushë baterinë deri në 80 për qind.

Kapaciteti i robotëve CARL është 30 dhe 60 kWh.

CARL është i patentuar, por ende nuk është futur në punë dhe për këtë edhe mungojnë detajet shtesë.