16:37 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Carlo firmos kontratë të re me Juventusin

Portieri i dytë i Juventusit, Carlo Pinsoglio ka firmosu kontratë të re.

31-vjeçari ka firmosur edhe për dy vite me gjigantin e Serie A, deri në vitin 2023, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Juve-s në rrjetet sociale.

Pinsoglio është pjesë e ‘bardhezinjëve’ që nga viti 2000. Ai më parë ka luajtur (huazim) edhe për klubet, si: Viareggio, Modena, Livorno dhe Latina.

Edhe pse nuk ka asnjë paraqitje, ai me Juve-n ka fituar, tre tituj të Serie A, dy të Coppa Italia dhe dy të Superkupës së Italisë./IndeksOnline/