Casemiro-Paulinho, dueli i dy “bishave” në El Clasico
El Clasico e së shtunës pritet të sjellë përsëri duele shumë interesante. Një nga to pritet të jetë përballja e dy më të fuqishmëve në fushë, Casemiros e Paulinhos. Në çdo analizë del të jetë se dy brazilianët kanë potencialin më të lartë fizik.
Bazuar në statistika, Paulinho del të jetë më i suksesshëm se Casemiro pasi që ka shënuar gjashtë gola këtë edicio dhe ka bërë dy asiste.
Por, sa i përket kontributit në mesfushë, Casemiro qëndron më mirë pasi që është përshtatur shumë mirë në sistemin e Zidane.
Është interesante se përballja mund të jetë përcaktuese për dy mesfushorët pasi që ata do të sfidojnë njëri tjetrin për një vend në Botëror me Brazilin./Indeksonline/