16:41 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Casillas në Premierligë?

Iker Casillas edhe zyrtarisht do ta mbyll me Porton në fund të këtij sezoni.

Ish-portieri i Real Madridit, ka në ëndërr Premierligën dhe sic duket një mundësi e artë do t’iu ofrohet gjatë verës.

Sipas mediave, për 36-vjeçarin i interesuar është Newcastle United.

Nëse arrijnë që kjo skuadër të mbijetoj në Premierligë, transferimi i parë i Rafel Benitez do të jetë Casillas.

Casillas poashtu është duke u kërkuar edhe nga skuadra e La Ligas, si: Betis dhe Sevilla./IndeksOnline/