23:32 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Cazorla ia mohon fitoren Real Madrid-it

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Villarrealit, edhe pse një kohë të gjatë e pati epërsinë.

Rezultati u zhbllokua pas katër minutash lojë me golin e Santi Cazorlas, i cili pas një asistimi nga Samuel Chukwueze, i kaloi vendasit në epërsi.

Mirëpo, reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. Pas një harkimi të Lucas Vasquez, Karim Benzema shënoi me kokë (7’).
|
Raphael Varane e përmbysi rezultatin (20’) me golin e shënuar pas harkimit të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë.

Në vazhdim, Luka Modricit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndër Los Blancos shkuan në pushim me epërsi.

Angazhimi i nikoqirëve në pjesën e dytë, u shpagua me golin e barazimit, të cilin e shënoi sërish Santi Cazorla (82’) falë harkimit nga Pablo Fornals.

Me pikën e fituar, Real Madridi qëndron në vend të katërt në tabelë, me shtatë pikë prapa liderit Barcelona.Villarreali ka dalë nga zona e rrezikut dhe tash pozicionohet në vend të 17-të me pikë të barabarta me Athletic Bilbaon që pozicionohet një vend më poshtë.