19:08 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çdo biletë do të jetë 9 euro në stadium, skuadra franceze përlotet të dielën për Sala

Nantes po bëhet gati për ndeshjen më emocionuese të viteve të fundit. Skuadra franceze do ta nderoi legjendën e saj, Emiliano Sala, futbollistin që ka shënuar 12 gola për këtë skuadër gjatë këtij edicioni.

Nantes ka vendosur në shitje të gjitha biletat me çmim prej 9 eurosh, ngase Sala mbante numrin 9.

Poashtu, skuadra franceze e ka pensionuar këtë numër përgjithmonë në nderim të sulmuesit argjentinas.

Në minutën e nëntë në sfidën ndaj Nimes, do të ndalet ndeshja për pak minuta për të duartrokitur sulmuesi që u gjend dje i vdekur në deti./Indeksonline/