16:38 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Çdo e pesta veturë e shitur në Gjermani në vitin 2019 është Volkswagen

Në Gjermani, mbi 3.5 milionë makina të reja u shitën në vitin 2019, me 5.1% rritje nga viti 2018.

Më të kërkuarat ishin modelet Volkswagen, kështu që 667,518 vetura u shitën vitin e kaluar, sipas të dhënave të mbledhura nga focus2move.com.

Në vendin e dytë është Mercedes me 339,185 automjete të dorëzuara, ndërsa i treti është Ford me 279.719 makina.

BMW gati sa nuk humbi pozicionin numër tre, duke dorëzuar 279,243 automjete në vitin 2019, ndërsa Audi është në pozitën e pestë me 267.195 makina të shitura.

Ndër dhjetë kryesorët janë Opel, Skoda, Seat, Renault dhe Hyundai. Marka më e shitur japoneze për 2019 ishte Toyota, në vendin e 12-të (84,498 njësi të shitura), dhe çuditërisht, ishte pikërisht pas saj, në vendin e 13-të Dacia (80.035).

Përmbledhur nga grupi i makinave, Grupi Volkswagen është i pakrahasueshëm, me 1.314.397 automjete të shitura ose 36.54% të pjesës së tregut, kështu që nuk është i papritur fakti që çdo e pesta veturë e shitur në Gjermani për 2019 ishte e markës Volkswagen.