09:35 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çekia-Kosova, ja cila kombëtare ka vlerë më shumë?

Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020 po shkojnë drejt fundit, ndërsa gara për të zënë vendet e mbetura që dërgojnë atje po bëhet shumë e “nxehtë”.

Kosova dhe Çekia janë vetëm një pikë larg njëra-tjetrës dhe ndeshja direkte midis tyre mund të vendosë gjithçka.

Kosova e kishte mposhtur në shtator Çekinë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa ndeshja e nëntorit do të luhet në territorin çek.

Sipas Transfermarktit, Kosova ka dukshëm vlerë më të vogël sesa Çekia, shkruan Indeksonline.

“Dardanët” vlerësohen aktualishtt me një vlerë prej 74.025.000 eurosh, e që është mbi 50 milionë më e vogël se ajo e Republikës Çeke.

Çekia ka vlerë të ekipit 126.850.000 që e bën atë Kombëtare më cilësore se Kosova.

Aktualisht, Çekia është e dyta në grupin A me 12 pikë e ndjekur nga Kosova në pozitën e tretë me 11 pikë të grumbulluara./Indeksonline/