08:49 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Celina akuzon gjyqtarin “Nuk pati kontakt tek penalltia, Sterling nuk u prek”

Swansea ishte shumë afër që të eliminonte nga Kupa FA, Manchester Cityn. Ekipi uellsian ishte në epërsi 2-0 në pjesën e parë, me një gol të Bersant Celinës ndërsa në pjesën e dytë City u rikthye duke shënuar 3 gola e 2 prej tyre të dyshimtë. Celina pas ndeshje u deklarua i çuditur me vendimin e gjyqtarit që dha penallti.

“Ishte një fillim i shkëlqyer. Në pjesën e parë djemtë ishin shumë të mirë, plani funksionoi mirë sepse bëm presing të lartë. Të dy golat aksionet u ndërtuan në mënyrën më të mirë. Te rezultati 2-0 djemtë filluan të besojnë se do të fitojmë. Çfarë ndodhi më pas nuk di ta shpjegoj. Tek penalltia nuk pati kontakt fare me Raheem Sterling, nuk e di se si gjyqtari e dha atë penallti. Është e vështirë ta pranosh një humbje si kjo, ndaj një prej ekipeve më të mirë në botë” deklaroi Celina. /Indeksonline/