14:43 / E Premte, 14 Korrik 2023 / LB

Celina “zhduket” dhe s’po shkon në stërvitje te skuadra franceze

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina është duke kërkuar një klub të ri dhe nuk dëshiron të kthehet te francezët, Dijon.

Celina ka kontratë deri në vitin 2024 dhe deri tani ai është dashur t’i bashkohet klubit francez, shkruan LIG Sport.

Por në fakt, skuadra nga Franca e shpallin në njëfar mënyre si të zhdukur lojtarin “Dardan”, sepse është dashur të paraqitet në zyrat e klubit dhe në stërvitje.

26-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Stoke Cityt në formë huazimi, por po pret që të vazhdoj karrierën në skuadrën nga Anglia.