13:34 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Certifikohen 34 pjesëtar të rinj të FSK-së (Foto)

Sot janë certifikuar 34 pjesëtar të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë FSK është garanci e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, shkruan Indeksonline.

“Një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në ceremoninë e çertifikimit të 34 pjesëtarëve të rinj të FSK-së. Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Së bashku po e ndërtojmë të ardhmen, rrugën e sigurt të Kosovës drejt NATO-së” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/