16:13 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

‘Çështja Tahiri’, ja ku shkon nesër ish-ministri i Brendshëm

Prej pak ditësh Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që ti bllokojë pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të  mos e lejojë të dalë jashtë Shqipërisë.

Ky vendim ëhstë kundërshtuar nga Maks Haxhia, avokati mbrojtës i ish-ministrit. Sipas tij nuk ka prova të reja.

Por sot mësohet se Saimir Tahiri nesër do të paraqitet para prokurorëve të Krimeve të Rënda për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat ndaj tij.

Seanca e pyetje me Tahirin mësohet se do të nisë në orën 09:30 minuta, ndërsa prokurorët do ti bëjnë të ditur atij edhe arsyet se pse i kanë bllokuar lëvizjen jashtë vendit dhe pse duhet të paraqitet një herë në javë para prokurorit.