17:57 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Çështja “Xhaka”: Roma dhe Arsenal po diskutojnë bonuset

Transferimi i Granit Xhakës tek Roma çdo ditë e më shumë po duket i mundshëm.

Sipas “Calcio Mercatos”, klubi i Arsenal dhe Romës janë duke diskutuar detajet e fundit  dhe shumë shpejt pritet të përfundohet marrëveshja, transmeton Indeksonline.

Oferta e Romës është 15 milionë euro dhe nuk pritet të lëvizet. Tashmë pritet të diskutohen edhe bonuset.

Bonuset pritet të lidhen me performancat e Xhakës për klubin italian.

 Dy klubet janë duke punuar që 1 milion euro të jetë bonusi nëse Xhaka zhvillon 30 ndeshje me klubin “Kuq e verdhë”./Indeksonline/