07:18 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Me e rastin e publikimit të raportit të ODRA, Ministria e Administratës Publike, organizon konferencën “Gatishmëria për Hapjen e të Dhënave në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Florence Mangin, drejtoreshë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 08:45, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Kabineti i Presidentit, ora 09:25)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë shënojnë 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

Shoqata e Burimeve Njerëzore të Kosovës do të fillojë me aktivitete te hapura publike, ku do të diskutohet ndërlidhja e kuadrove profesionale me sistemin e edukimit në Kosovë. (Qendra për Zhvillimin e Karrierës së Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:10)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i gjendjes aktuale të komplekseve memoriale në Kosovë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Strukturimi i të pastrukturuarës: Një këndvështrim mbi draft ligjin për qeverinë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mban dëgjimin publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 11:00)

Shënohet Dita e Shkollës së Mesme ,”Xhelal Hajda-Toni”. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 12:00)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, lidhur me procesin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova së Re” dhe funksionalizimin e Ndërmarrjes “Trepça”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate, në të cilën do të behët votimi në parim i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Posta e Kosovës bën përurimin e pullave postare për Heronjtë Toni dhe Mici. (Salla e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 13:30)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së heronjve dhe dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri. (Salla  e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

 

Temat: