75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Çfarë gjesti, futbollisti humbet ndeshjen e ardhshme për t’i ndihmuar një të sëmuri (Foto)

Futbollisti i njohur, Lennart Thy do ta humbasë ndeshjen e ardhshme, pasi ra dakord që t’i ndihmoj një pacienti me sëmundje të leukemisë.

Gjermani do të mungoj në stërvitje gjatë kësaj jave për klubin e VVV-Venlo dhe në ndeshjen e së shtunës në Erdivisie kundër PSV Eindhoven, transmeton IndeksOnline.

Thy kërkoi nga klubi që ta lirojnë pak ditë, pasi e zbuloi se ka të njëjtën ADN me një pacient.

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti 26-vjeçar i del në ndihmë të sëmurëve me leukemi. Këtë e kishte bërë edhe shtatë vite më parë, sa ishte pjesë e Werder Bremen./IndeksOnline/