08:33 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / B O

Çfarë goditje nga Bezos, Champions League edhe në “Amazon”

Revolucion i futbollit në televizion. Gjigandi amerikan Amazon ka zyrtarizuar blerjen e të drejtave të transmetimit ekskluziv për Italinë të 16 ndeshjeve më të forta të Champions League, të mërkurave mbrëma, raportojnë mediat italiane.

Amazon ka siguruar që gjithmonë të ketë një ekip italian të pranishëm në grupe dhe në rast kualifikimi, deri në gjysmëfinale.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse gjiganti amerikan gjithashtu ka njoftuar edhe përfitimin e të drejtave për transmetimit e Superkupës për tre sezone, duke nisur nga ai 2021/22.

“Ne e dimë që tifozët italianë janë ndër më të apasionuarit në Evropë dhe ne do të bëjmë më të mirën për të ofruar një përvojë fantastike futbolli të aftë për t’i sjellë ata edhe më afër aksionit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Amazon