16:14 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Çfarë “luani”, ja sa ka vrapuar dje Muriqi

Fenerbahçe fitoi dje ndaj Kasimpasas me rezultat të ngushtë 3:2 në kuadër të javës së 11-të në Superligën turke.

Vedat Muriqi realizoi dy gola nga penalltia dhe dhuroi gjithçka në fushë duke mos u ndalur aspak, shkruan Indeksonline.

Në bazë të statistikave, “luani” i Kosovës del se ka vrapuar mbi 12 kilometra (12.040 metra), i dyti në ndeshje pas Gustavos.

Muriqi pësoi një lëndim në ndeshje dhe mund të rrezikoj të mos paraqitet me Kosovën, por një gjë e tillë ende nuk dihet, ndërsa vet lojtari ka thënë se i nevojitet kohë për të pushuar./Indeksonline/