19:04 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Çfarë mendimi kishte Bernard Challandes për Kombëtaren e Shqipërisë? (Foto)

Nesër FFK-ja pritet që ta zyrtarizoj emrin e Bernard Challandes në stolin e Përfaqësueses së Kosovës. 66-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Armenisë gjatë kualifikimeve për në Euro 2016, shkruan IndeksOnline.

Challandes gjatë atij viti luajti dy herë me Kombëtaren e Shqipërisë, ku pësoi dy humbje, një në “Elbasan Arena” (2-1) dhe një në “Vazgen Sargsyan Stadium” (0-3).

Në mars të vitit 2015, Challandes kishte udhëtuar për në Shqipëri me ekipin kombëtar të Armenisë.

Para ndeshjes, në konferencë për shtyp – 66-vjeçari kishte këtë mendim për kuqezinjtë.

“Detyra ime është ta analizoj ndeshjen e ekipit shqiptar. Unë kam shikuar shumë ndeshje të tyre. Isha i pranishëm në sfidën Itali-Shqipëri. Unë jam nga Zvicra, vendi ku luajnë shumë shqiptarë. Nuk kam frikë, por i respektoj. Shqiptarët kanë një ekip shumë të mirë me super lojtarë si: Cana, Gashi, Xhaka. Por, për mua ekipi është më i rëndësishëm se sa lojtarët. E di që De Biasi është “vrasës” i trajnerëve të tjerë, por mua nuk më frikëson”, kishte thënë më 28 mars 2015 trajneri Challandes.

Para Armenisë, Challandes kishte menaxhuar skuadra si: Le Locle, Young Boys, Servette, Zvicra U21, Zurich, Thun dhe Xamax. Poashtu ishte edhe scout te ekipi i Baselit./IndeksOnline/