12:30 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çfarë menduan tifozët e Realit pas debutimit të Vinicius në Bernabeu?

Zëvendësimi i Cristiano Ronaldos mund të jetë mision i pamundur, por shpresat janë të mëdha te Vinicius Junior pasi ai impresionoi në debutimin e tij në ”Santiago Bernabeu”. Pasi nënshkroi për gjigantin spanjoll në verën e vitit 2017, ish-anëtari i Flamengos më në fund pati shansin që ta tregonte talentin e tij në stadiumin e famshëm.

Ndeshja ndaj Milanit u luajtë në një tempo të mirë, megjithatë nuk ishte ndonjë kompeticion i rëndësisë së lartë, por minutat në fushë e ndihmuan tinejxherin. Fansat ishin mjaft të eksituar që e panë ardhjen e Vinicius që prej se kampioni evropian pagoi 40 milionë euro për transferimin e tij, i cili nuk ishte inkuadruar ende në skuadrën e parë të Flamengos.

Paraqitjet e tij në Brazil dhe në Copa Libertadores kanë qenë impresive, dhe askush nuk mund t’i mohojë aftësitë e tij. Braziliani u inkuadrua dje në lojë ndaj Milanit në kompeticionin, ”Santiago Bernabeu Trofe” dhe ai i impresionoi tifozët./IndeksOnline/