13:15 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë po kërkon Shpejtim Bulliqi në Qeveri? (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me liderë tjerë të partive politike janë duke zhvilluar takim brenda në Qeverisë me deputetët e Listës Serbe.

Kjo për ta bindur Listën Serbe për të qëndruar në seancën ku pritet ratifikimi i demarkacionit,shkruan Indeksonline.

Mirëpo, gjatë takimit të kryeministrit me LS-në, është parë duke hyrë edhe gjeografi Shpejtim Bulliqi.

Kujtojmë, se raporti i tij është pranuar në marrëveshjen e re të arritur mes përfaqësuesit e partive, si raport orientues./Indeksonline/