17:31 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Këngëtari shpërthen në lot

Ai është kapur përsëri nga paparacit derisa po ngushëllohej nga bashkëshortja e tij, modelja Hailey Baldwin.

Muajt e fundit këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber, është parë sërish duke shpërthyer në lot derisa po dilte nga një studio inçizimi në Florida, shkruan Indeksonline.

24 vjeçari u kap nga kamerat duke mbështetur kokën e tij tek 21 vjeçarja Hailey, i tëri i përlotur.

Sipas disa burimeve që ishin në vendin e ngjarjes, truprojet e yllit të hitit ‘Sorry’, kanë larguar të gjithë të pranishmit që ishin në një lokal ku çifti i njohur u ndalën për të marrë një pije.

“Ne shkuam te lokali në të njëjtën kohë me Justin dhe Hailey, truprojet e tyre tashmë ishin duke e zbrazur vendin, ata u ulën dhe porositën pijet pa u shqetësuar nga askush”, tha burimi për DailyMail.

Kjo nuk është hera e parë që Justin nuk i përmbajti emocionet në publik, në muajin korrik, ai u fotografua i përlotur derisa e modelja po i qëndronte pranë.

I pyetur për lidhjen e tij me modelen, Justin u shpreh se çdo lidhje i ka uljet dhe ngritjet, kjo është ajo që e bën raportin më të fort në mes të çiftit.

“Nuk është lidhje e shëndosh nëse nuk ka ditë të këqija” deklaroj Justin.

Ndryshe, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan më herët gjatë vitit duke i befasuar të gjithë me vendimin e përshpejtuar të dyshes./Indeksonline/