16:56 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë, Leroy Sane përsëri largohet nga përfaqësuesja gjermane!

Ylli gjerman, Lero Sane e ka lënë përfaqësuesen gjermane.

Lajmet e fundit nga Gjermania thonë se ylli i Manchester Cityt ka kërkuar nga selektori Low që ta lë të lirë për shkaqe personale.

Nuk ka ende asnjë arsye çfarë mund ta ketë shtyer Sanen që të lë përfaqësuesen dy ditë para përballjes me Perun.

Sane u ftua nga Low javën e kaluar pas kritikave që kishin shpërthyer pasi nuk e kishte marrë në Botërorin në Rusi./Indeksonline/