09:27 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë talenti, Barcelona po e rrit një portier, që po thyen rekorde në mbrojtjen e penalltive

Inaki Pena është portieri që i garanton të ardhme të sigurt Barcelonës. Portieri i akademisë së Barcës po i befason të gjithë me talentin e tij.

Pena vetëm në fillim të këtij edicioni ka arritur që të ndalte katër penallti. Ai në edicionin e kaluar ka pritur gjashtë penallti për Barcelonën.

Madje, portieri i Barcelonës B ka të shënuar edhe gola me skuadrën pasi që shquhet për aftësitë e ekzekutimit perfekt të gjuajtjeve të lira.

Pena këtë edicion ka qenë në stol në katër ndeshje për skuadrën e parë të Barcelonës, kundër Athleticës, Betisit, Osasunas dhe Valencias./Indeksonline/