11:55 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Çfarë të bën telefoni…të hedh edhe në kanal!

Të gjithë jemi të ndikuar nga telefonat e mençur. Madje të shumtën e kohës e kalojmë duke kontrolluar se çfarë kemi të re tek telefoni.

Por, tani e tutje duhet të mendoni mirë përderisa mbani telefonin në duar dhe ecni.

Një video e publikuar së fundi tregon momentin kur një person zhytet në kanal, përderisa ishte koncentruar në telefonin e tij, transmeton Indeksonline.

Padyshim se koncentrimi që njeriu ka përgjatë qëndrimit në telefon mund t’u habisë, kësisoj mund të përfundoni edhe në ndonjë aksident./Indeksonline/