Neymar te Barça, PSG gjen menjëherë zëvendësuesin e tij
Zërat për rikthimin e Neymar nga Paris Saint-Germain në La Liga janë rikthyer.
Kësaj radhe, mediat franceze tashmë edhe e kanë gjetur zëvendësuesin e Neymarit nëse ky i fundit largohet nga Parisi – dhe është Antoine Griezmann.
Mediat shkruajnë se PSG do të bëjë ofertë për Griezmann nëse Neymar përfundimisht largohet nga klubi.
Sulmuesi i Atletico Madridit është njëri prej favoritëve për ta fituar ”Topin e Artë” këtë sezon, diçka që do ta rriste vlerën e tij në treg, transmeton IndeksOnline.
Është raportuar se trajneri, Thomas Tuchel ka pranuar të paguajë 150 milionë euro për Griezmann.
Për ta bërë këtë, PSG duhet ta pranojë shitjen e Neymar, për vlerën e 220 milionë euro.
Braziliani ka qenë i lidhur me Barçën dhe Real Madridin këtë javë, por duket se ai do të rikthehet në ”Camp Nou”./IndeksOnline/