75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Griezmann ”zbutet” për çështjen e Ramos pas derbit të Madridit

Njëra ndër pikat më të disktuara para derbit të djeshëm të Madridit ishte përgjigjja kontraverse e Sergio Ramos drejt Antoine Griezmann, pasi ky i fundit tha se është i mirë aq sa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Qendër-mbrojtësi e quajti sulmuesin e Atleticos injorant, vetëm disa javë pasi Griezmann shpërndau një foto të Ramos duke e vendosur trofeun në kokën e tij pas triumfit në Super Kupën e Evropës.

Pavarsisht këtyre fjalëve në rrjetet sociale dhe në shtyp, Griezmann insistoi pas barazimit, 0-0 mbrëmë se raportet e tyre janë të shëndosha, transmeton IndeksOnline.

”Ramos është sikur një mik për mua dhe unë kam shumë respekt për të”, tha francezi për BeIN Sports.

”Ai është një shembull i një qendër-mbrojtësi të madh. Për mua, kjo është vetëm një lojë”.

”Nganjëherë më pëlqen t’i nxisë njerëzit dhe nganjëherë më pëlqen t’i ngacmoj ata”.

”Më pëlqen ta shijoj këtë me bashkëlojtarët e mi dhe me lojtarët nga skuadrat tjera”.

”Humori përkon mjaft mirë tek unë”, shtoi francezi.

Dyshja është parë e buzëqeshur kur përshëndetën njëri-tjetrin para fillimit të ndeshjes në mbrëmjen e djeshme./IndeksOnline/