19:13 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Challandes çuditet që spo luan Zhegrova

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i çuditur me trajnerin e Baselit, Marcel Koller i cili nuk e ka inkuadruar në asnjë ndeshje si startues futbollistin kosovar Edon Zhegrova.

Në ndeshjen e fundit kundër Thun, 19 vjeçari ishte në bankë rezervë dhe nuk u inkuadrua fare.

“Isha prezent në ndeshjen Sion – Basel në Kupën e Zvicrës. Rezultati ishte 2-0 për Sionin, Zhegrova nxehej jashtë fushës e trajneri inkuadroi një mesfushor defanziv. Besoj që në të ardhmen Zhegrova do të bëhet një futbollist i rëndësishëm për Baselin” deklaroi Challandes.

Prej se është transferuar në Zvicër, Edon Zhegrova ka luajtur vetëm 7 minuta me Baselin.  /Indeksonline/