11:29 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Challandes: Kam menduar një strategji ndryshe, tani duhet të luajmë me dy formacione të ndryshme

Kosova do të luajë kundër Moldavisë dhe Greqisë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në muajin shtator.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është në një situatë të padëshirueshme pasi që klubet nuk po i lejojnë lojtarët të vijnë në Kosovë pasi që duhet të karantinohen, shkruan Indeksonline.

Në një konferencë shtypi, trajneri i Kosovës ka thënë se është në një situatë të jashtëzakonshme pasi që do të duhet të luajë me dy formacione të mundshme.

Idetë që i kam pasur në kokë nuk mund ti zbatoj pasi që në Itali do të më duhet një ekip tjetër derisa në Prishtinë do të luaj me ekip tjetër“, ka thënë trajneri.

Kam menduar që në këtë fazë të përgatis edhe ndeshjen me Maqedoninë por tani gjerat kanë ndryshuar dhe duhet të bëjmë llogari tjera“.

Nuk është e lehtë të luash në këtë dy ndeshje pasi që kemi pasur lojtar që kanë filluar stërvitjet para një jave, kemi lojtar që nuk kanë luajtur që nga përfundimi i sezonit, të tjerë janë pa skuadër dhe kështu nuk duhet të rrezikuar që të lëndohen dhe duhet të zgjedhur një miks për të mos rrezikuar“, ka thënë ndër të tjerash trajneri. /IndeksOnline/