11:31 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Challandes qëndron me këmbë në tokë: Duhet të luajmë si me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Azerbejxhanit dhe Ishujve Faroe.

Zvicerani ka thënë se djemtë e tij nuk duhen të ndihen superior ndaj kundërshtarëve dhe se duhet të zhvillojnë një ndeshje si me Shqipërinë, shkruan indeksonline.

“Ne nuk duhet të mendojmë se jemi më të fortë dhe do të fitojmë lehtë, ne duhet të luajmë shumë mirë. Kundër Shqipërisë e kemi pas një ekip shumë të mirë. Mos të mashtrohemi, ne gjithmonë duhet të mendojmë të bëjmë më të mirën”, ka thënë Challandes.

“Unë nuk fiksoj fitore as brenda as jashtë, rezultati do të jetë ajo që ne tregojmë në fushë. I pres dy lojë shumë të mëdha dhe do të mundohemi të luajmë shumë më mirë se kundër  kombëtares shqiptare”, shtoi trajneri.

“Nuk bëjë presion për fitore por lojtaret duhet të punojnë që të ecin përpara. Këto ndeshje duhet të jenë parapërgatitje për kualifikimet që fillojnë në vitin 2019 për kampionatin Europian”, vazhdoi Bernard.

“Ne duhet të fitojmë ndeshjet por kryesore është që skuadra të ngjitet më lartë në nivelin e futbollit”, tha më tej përzgjedhësi.

Trajneri gjithashtu ka thënë se skuadra ka një të ardhme të ndritur dhe shumë premtuese pasi vetëm një futbollist në këtë grup është mbi 30 vjeç. /IndeksOnline/