18:29 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëse do të luaj kundër vendlindjes së tij, përgjigja e Challandes është e mahnitshme

Bernard Challandes ka arritur të bëjë ëndrrën realitet për të pasur një Kombëtare konkurruese.

Trajneri zviceran ka arritur të mbajë Kosovën në vendin e parë në grupin D3 dhe të kualifikohet në Play-off të Ligës së Kombeve, ku fituesi do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Në një emision në Klan Kosova, Challandes është pyetur se çfarë do të bënte nëse do të përballej me shtetin e tij të lindjes.

“Unë jam trajner i Kosovës dhe do të harroj Zvicrën në këtë situiatë. Do të ishte një moment shumë i vecantë nëse luajmë kundër Zvicrës ose kundër Francës. Do të ishte mirë që të luajmë me skuadra të tilla për të pregaditur ndeshjen kundër Maqedonisë”, ka thënë Challandes. /IndeksOnline/