Challandes tregon fajtorin për barazimin kundër Ishujve Faroe
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes për ndeshjen kundër Ishujve faroe.
Zvicerani ka fajësuar sulmin që skuadra e tij nuk arriti të kthehet me pikë të plota nga Ishujt Faroe.
“Skuadra zhvilloi futboll të mirë. Në pjesën e dytë mund të kishim përformuar më mirë. Në aspektin e sulmit po vuajmë ndërsa në pjesët tjera jam i kënaqur me atë që pashë”, ka thënë Challandes.
Trajneri tregoi pse vendosi që ta mbajë në sulm për 90 minuta Atdhe Nuhiun dhe zëvendësimin e vonshëm të Muriqit, shkruan indeksonline.
“I bëra dy zëvendësime të mëhershme ndërsa zëvendësimin e tretë e ruajta për në fund” , shtoi trajneri.
Ai thotë se nuk është duke menduar për finalet e Playoffit, pasi ka dy ndeshje shumë të rëndësishme në nëntor.
“Synimi i jonë është që të fitojmë në Maltë dhe nuk po mendojmë që të fitojmë Ligën”, përfundoi Challandes. /IndeksOnline/