Challandes zhvillon stërvitjen e parë me Kosovën (Foto)
Trajneri i ri i Kosovës, Bernard Challandes ka zhvilluar stërvitjen e parë me përfaqësuesen që kur u zyrtarizua në krye të saj, shkruan indeksonline.
Stërvitjet po zhvillohen në Paris para ndeshjeve miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.
Kosova këto ndeshje po i zhvillon si përgatitje para fillimit të Ligës së Kombeve, që përfaqësuesja jonë është në grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. /IndeksOnline/