10:20 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Chambo po kthehet

Futbollisti i Liverpool, Alex Oxalde-Chamberlain po synon që të rikthehet nga lëndimi para përfundimit të këtij sezonit.

Ai u lëndua në muajin prill në ndeshjen kundër Romës dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur asnjë ndeshje. As për këtë sezon nuk ka shumë shpresa se mund të rikthehet, transmeton Indeksonline.

Në një konferencë të fundit të dhënë nga futbollisti anglez, ai po synon që të bëj një rikthim më të shpejtë që të i ndihmojë skuadrës sa do pak këtë sezon.
Po ashtu e ka vlerësuar lart Jurgen Kloppin për motivimin që po i jep.

“Unë do të doja që të bëja një paraqitje së paku para përfundimit të sezonit” u shprehë anglezi.

“Jurgen është treguar shumë i mirë me mua. Ku do që e shoh, ai ka një buzëqeshje në fytyrë. Ai është shumë pozitiv dhe nuk më harron mua.”, vazhdoi Oxalde.

“Kur flet për ekipin, ai më përmend mua, që është gjë e mirë, sidomos kur djemtë po bëjnë më të mirën.”, tha Chamberlain.

“Ai më ka dhënë kohë mua. Klopp më ka thënë ‘ne e dimë sa gjatë do të shkoj kjo, mos u brengos për këtë, bëhuni më mirë dhe ne do të shkojmë përsëri’. Është mirë ta dëgjosh këtë.”, përfundoi Alex./Indeksonline/