18:38 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ka të reja për lëndimin e Chamberlain

Alex Oxlade Chamberlain ka filluar fazën e riaftësimit nga lëndimi i rëndë që ka pësuar edicionin e kaluar në ndeshjen ndaj Romës.

Ylli anglez ka filluar të bëjë pasime të shkurta me top, gjë që do të thotë se rikthimi i tij në këtë edicion pritet të ndodhë.

Chambo pritet të rikthehet në pjesën e dytë të edicionit me Liverpoolin.

“Është riaftësim i ngadalshëm dhe i mundimshëm, por po ndodhë. Po bëj progres secilën ditë më shumë. Kam filluar ta godas topin, sa për të kuptuar se këmbët e mia janë të afta për ta bërë këtë. Unë nuk do të ndalem, do të rikthehem edhe më shpejt se që mund të presin mjekët” ka thënë Chamberlain./Indeksonline/